Goli i parë në karrierë, Mihaj mesazh trajnerit të PAOK-ut

14 Korrik 2020
19:45
Eraldo Harlicaj
back button

Mbrojtësi i Shqipërisë, Enea Mihaj, nuk ka patur shumë hapësira te PAOK, por në sfidën kundër Olympiacos heshti të gjithë ata që nuk besonin tek ai. Ai shënoi golin e parë në karrierë në një ndër ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit helen. 22-vjeçari foli pas shënimit të golit dhe tregoi të gjithë emocionet e tij.

“Është diçka e veçantë, pasi është goli im i parë në karrierë. Speciale e bën edhe fakti që ne morëm një fitore të rëndësishme me atë gol. Po e ndiqja me vëmendje të gjithë trajektoren e topit në aksionin e golit, e ndoqa dhe shënova.

“Trajneri më dha disa shpjegime se çfarë duhet të bëja në aspektin difensiv, unë i zbatova dhe në fund ia dola edhe të shënoja. Duhet të kemi të njëjtën dëshirë dhe sjellje në fushë edhe përballë AEK-ut. E dimë që është një skuadër e vështirë, por do të bëjmë më të mirën për të marrë maksimumin”, – tha Mihaj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit