Goli i parë nuk i kthen buzëqeshjen CR7-ës, gjesti bëhet viral (Pamjet)

16 Shtator 2022
12:30
Denis Hakanaj
back button

Ka ardhur goli i parë në këtë sezon për Cristiano Ronaldo-n me Manchester United. Portugezi ka transformuar një penallti në minutën e 39-të të pjesës së parë të ndeshjes, e mbyllur 2-0, kundër Sheriff në Europa League.

Para portugezit ka qenë Sancho që ka zhbllokuar takimin. Kështu, CR7 ka gjetur golin e parë në këtë sezon dhe të parin në karrierën e tij në Europa League.

Megjithatë, ky gol duket se nuk ia ka kthyer buzëqeshjen pesë herë fituesit të Topit të Artë. Konfirmimi për këtë ka ardhur nga një episod që ka ndodhur në përfundim të pjesës së parë, në momentin që po dilte nga fusha.

Cristiano Ronaldo është afruar nga një tifozë që ka provuar të bëjë një selfie me të. Vajza, me celular në dorë, ka provuar më kot të realizojë fotografinë “e shekullit”.

Në fakt, CR7 e ka shmangur me një gjest të bërë me dorën e majtë. Mbetet për t’u kuptuar nëse ka qenë një keqkuptim apo një sinjal i qartë nervozizmi nga ana e lojtarit.

Në fund, një përfaqësuese e Manchester United e ka bindur më pas tifozen që të heqë dorë përfundimisht nga ëndrra e saj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit