Goli Tiki-Taka i Inaki Williams dhe reagimi epik i Pellegrini (VIDEO)

4 Gusht 2019
14:53

Wset Ham dhe Atheltic Bilbao u ndanë në barazim 2-2 në miqësoren e djeshme në Londër.

Skuadra spanjolle kaloi dy herë në avantazh, por “Çekiçët” barazuan shifra me dy gola të shpejtë.

Ishte Inaki Williams që shënoi golin e dytë për skuadrën spanjolle. Në fakt ishte një aksion i gjatë, plot 70 sekonda me pasime të shpjeta të Bilbao, që e finalizuan me një kombinim tejet të bukur.

Në pamje duket edhe trajneri Manuel Pellegrini, që shfaqet i shastisur nga ajo që kundërshtari po i bën skuadrës së tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit