Boks

Golovkin rikthehet në maj pasi humbi titujt, gati të ndryshojë peshë

Boksieri kazak Gennady Golovkin, pasi humbi titujt kampionë bote në peshën e mesme, në revanshin që zhvilloi në shtator ndaj Canelo Alvarez, pritet të rikthehet në ring në maj të 2019-ës. Por surpriza është se 36-vjeçari pritet të ngjitet në kategori, duke dueluar në peshën super të mesme, ndaj kampionit të këtij Divizioni, Callum “Mundo” Smith (25 fitore e asnjë humbjë në ring).

Lajmin e ka konfirmuar sot Edie Hearn, që është menaxheri e promotori i Smith, që tha se marrëveshja është shumë pranë konkretizimit, me dy boksierët që do të zhvillojnë një duel më 12 raunde, në Liverpool. “Triple G” (38 fitore, 1 barazim e 1 humbje në karrierë) ka shprehur disa herë dëshirën që të zhvillojë edhe një përballje të tretë me Canelo Alvarez, por kjo gjë duket e vështirë për t’u realizuar, ndaj po sheh për mundësi të tjera.

Ndoshta për Golovkin ky ndryshim do të ishte pozitiv, pasi mund të hapet një faqe e re në karrierën e tij. Në synojmë që ta zhvillojmë këtë duel në stadiumion e Liverpool, në “Anfield”, që do të ishte i përshtatshëm për të dy boksierët”, tha Eddie Hearn.

Më shumë nga Boks