Gosens-Inter u krye, por nesër do të jetë një ditë e rëndësishme! Motivi kryesor lidhet me…

26 Janar 2022
18:20
Telesport
back button

Vizitat e Robin Gosens me Interin janë planifikuar për nesër: gjermani do të largohet nga Atalanta për te Interi për një shumë prej rreth 22 milionë euro, plus tre bonuse, në një transaksion huazimi me detyrim blerje.

Gjithsesi, diçka mungon, një çështje detajesh, siç nënvizoi agjenti Gianluca Mancini në dalje të selisë së Nerazzurrëve, për të cilën do të punohet sonte.

Ndërkohë, praktikisht është arritur edhe një marrëveshje ekonomike mes lojtarit dhe zikaltërve dhe vizitat mjekësore tashmë të planifikuara: nesër duhet të jetë dita e njoftimit zyrtar.

Vizitat mjekësore të Gosens janë shumë të rëndësishme pasi prej tetorit, futbollisti nuk e sheh fushën dhe duhet parë se si paraqitet gjendja e tij fizike.

Gosens kishte kontratë me Atalanta-n deri në vitin 2023 dhe për këtë arsye bergamaskët për të mos rrezikuar që në verë ta shisnin 15 mln euro kanë vepruar që tani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit