Gosens: “Ja cili është sekreti ynë për finalen e sezonit”

28 Maj 2023
22:00
Denis Hakanaj
back button

Robin Gosens, i cili e nisi nga stoli sfidën ndaj ish-skuadrës së tij, Atalanta-s, foli për Sky për finalen e sezonit të zikaltërve, të cilët jo vetëm që arritën t’i rregullonin gjërat në renditje duke u kualifikuar në Champions-in e ardhshëm, por mbi të gjitha të fitonin Kupën e Italisë dhe të arrinin në finalen e Stambollit kundër Manchester Cityt.

Mbrojtësi gjerman shpjegoi se çfarë fshihet pas momentit të shkëlqyer të skuadrës: “Për mendimin tim, momenti i mirë mund të shpjegohet me faktin se jemi një familje, një grup që luftojmë së bashku, si dhe fakti që ka kaq shumë alternime”, shpjegoi ai lojtarin.

Gosens më pas vazhdoi me specifikat e forcës së Interit: “Lojtarët ndryshojnë, por performanca e ekipit mbetet gjithmonë e njëjtë dhe kjo na ka ndihmuar aq shumë në këta dy muaj sa jemi më shumë në Appiano sesa në shtëpi”, u shpreh mbrojtësi gjerman.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit