Gotze nguron me rinovimin, gjigantët e Premier League gati të përfitojnë

28 Maj 2019
22:09
back button

Mesa duket Arsenal ka shfaqur interes për Mario Gotze, këtë e raporton gjermania Bild. 

Lojtari i përfaqësueses gjermane aktualisht nuk po gjen akordin me Borussia Dortmund për një rinovim të kontratës e cila skadon më 2020. 

BVB kërkon të rinovojë me 26-vjeçarin, megjithatë kërkon ta ulë rrogën e lartë të lojtarit që aktualisht fiton 10 milionë euro në vit. 

Ndërkohë tek Arsenal ai do të fitonte më shumë. Gotze ka zhvilluar një sezon të mirë nën drejtimin e Favre, duke bërë që problemet shëndetësore të fantazistit të harrohen. 

Gjithsesi, nuk është e sigurt që Gotze do të pranonte një ulje rroge nga klubi i fëmijërisë, duke parë që diku do të fitonte akoma më shumë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit