“Grabitja e radhës…”; Kahn dhe Flick i “shkelin syrin” yllit të Dortmundit

27 Maj 2020
13:42
Alfred Lleshi
back button

Oliver Kahn ka lavdëruar anësorin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho. Ish-kapiteni gjerman dhe anëtar i bordit drejtues të kampionëve të Bundesligës tha se anglezi mund të përforcojë çdo ekip: “Nuk janë rrethanat e duhura për të folur mbi transferime të mundshme të lojtarëve. Sigurisht, mjaft nga lojtarët e Dortmundit janë shumë të mirë. Fjala vjen, Sancho mund të përforcojë çdo skuadër. Edhe Bayernin? Ne do ta diskutojmë gjithçka në kohën e duhur. Ai është një talent i shkëlqyer, me karakteristika të jashtëzakonshme. Dortmundi ka një lojtar shumë, shumë të mirë në radhët e veta”.

Sancho është lidhur gjerësisht me një rikthim në Premier League, me Manchester United, Liverpool dhe Chelsea si destinacione të mundshme. Kahn nuk është e vetmja figurë e Bayernit, që lavdëron Sancho. Trajneri Hansi Flick, gjithashtu, e ka përshëndetur anglezin si një “talent të shkëlqyeshëm”: “Nuk më pëlqen të flas për lojtarët që janë nën kontratë me klube të tjera, por mund të them që Jadon Sancho ka cilësi të jashtëzakonshme. Në fund të fundit, ai i përshtatet shumë mirë te Borussia Dortmund”. A do të jetë kjo, “grabitja e radhës” e bavarezëve nga rivalët e Bundesligës, pas emrave si Goetze, Hummels, Lewandowski etj? Kahn dhe Flick po ia “shkelin syrin” yllit anglez, që ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 16 asiste, në 26 ndeshje të Bundesligës, këtë sezon.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit