Granit Xhaka po jeton sezonin më fantastik te Arsenal! Goli i sotëm në Europa League

16 Mars 2023
21:39
Telesport
back button

Arsenali luan sonte ndeshjen e kthimit ndaj Sporting Lisbona ne Europa League. Pas barazimit te vulosur ne Portugali ndaj ekipit portugez, skuadra e Arteta, qe kryeson renditjen e Premier League kete sezon, ka gjetur golin ne minuten e 19-te ne “Emirates”.

Nje aksion i bukur ku Martinelli i ka shpetuar mbrojtesit pas kraheve pasi ky i fundit ka gabuar ne rreshqitje, ka goditur perpara portierit qe ka pritur por topi i kthyer brenda zones se 16-te metrave ka gjetur Granit Xhaka te gatshem ta dergoje ne rrjete me nje goditje te forte.

GOLI I GRANIT XHAKA – VIDEO

Per Granit Xhaka eshte goli i 5-te këtë sezon me fanellen e Gunners. Kjo do te thote me shumë se në 3 vitet e fundit të kombinuara bashke dhe sezoni i tij më i mirë i golave te Arsenal. Ne total jane 18 gola te shenuar me fanellen e topcinjve per mesfushorin shqiptar qe luan per Zvicren…

Xhaka e filloi karrierën e tij me klubin e vendlindjes Basel, duke fituar dy tituj të Superligës së Zvicrës dhe Kupën e Zvicrës përpara se të transferohej te klubi i Bundesligës, Borussia Mönchengladbach në 2012, në një transferim me vlerë 8.5 milionë euro;

Ai u emërua kapiten i klubit në vitin 2015, në moshën 22 vjeçare dhe iu bashkua Arsenalit në vitin 2016 për një tarifë prej 30 milionë sterlina. Fitoi dy Kupa FA dhe u bë zëvendës kapiten i klubit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit