Gravina: Ronaldo nuk i ka bërë mirë Juventus-it. Ja dy favoritet për titullin

19 Tetor 2021
15:17
Denis Hakanaj
back button

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, ka folur në emisionin Tiki Taka ne lidhje me eksperiencën italiane të Cristiano Ronaldo-s.

“Çfarë mendoj për operacionin C ristiano Ronaldo? Mendoj se nuk ka qenë një blerje e mirë për bardhezinjtë”, ka thënë numri një i FIGC.

“Por ka qenë një gjë e mirë për futbollin italian”.

Në lidhje me luftën për titull:

“Për momentin, mendoj se Milan dhe Napoli janë favorite, por në futboll gjithçka mund të ndodhë. Pres rimëkëmbjen e Atalanta-s, por do të jetë një kampionat i bukur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit