Greenwood “tradhton” CR7: Zgjedh Messi-n para tij, por kur isha i vogël…

23 Korrik 2021
14:20
Denis Hakanaj
back button

Mason Greenwood, talent i Manchester United, ka dhënë një intervistë interesante për kanalin zyrtar të klubit, duke zbuluar se kë preferon mes Cristiano Ronaldo-s dhe Lionel Messi-t.

Pavarësisht lidhjes së ngushtë mes CR7 dhe Djajve të Kuq, sulmuesi i ri ka zgjedhur numrin 10 argjentinas dhe ka zbuluar adhurimin e tij për një kampion të së kaluarës…

“Nëse duhet të jem i sinqertë, mes Ronaldo-s dhe Messi-t them gjithmonë Messi. Gjërat që bën ai, nuk i bën askush. Messi është nga një planet tjetër. Cristiano Ronaldo është me të vërtetë i pabesueshëm. Me fizikun dhge energjinë e tij. Por Messi është diçka tjetër”, ka thënë Greenwood.

Ylli i United ka zbuluar se idhulli i fëmijërisë ka qenë Fenomeni:

“Cilësia që më pëlqente më shumë ishte hapi i dyfishtë dhe e përdor akoma sot. Është lëvizja ime preferuar. Shikoja brazilianin Ronaldo, sepse ia bënte gjithmonë portierëve ose mbrojtësve. Stërvitesha në rrugë për ta bërë dhe e bëja edhe në ndeshje. Kërkoja ta kopjoja. Është një lëvizje që kërkoj ta përmirësoj”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit