Grekët dominojnë etapën e dytë të Turit 80-të Çiklistik, kuqezinjtë jashtë “top-10”

24 Maj 2023
8:33
Telesport
back button

Është mbyllur etapa e dytë e Rrethit të 80-të Çiklistik i Shqipërisë, ajo me itinerar Tiranë-Lushnjë-Elbasan, 157 km e gjatë, që u fitua nga çiklisti grek Jorgos Butopulos, i cili garon me skuadrën “Alfa Racing Team”. Në përfundim të garës, ai dha kohën 3h21’43” (etapa e parë).

Butopulos fitoi garën me dy patriotët e tij Polikronis Corcakis dhe Nikiforos Arvaniti, që u renditën në vendin e dytë e të tretë. Çiklisti më i mirë shqiptar në këtë etapë ishte Lukas Sulaj Klopenborg, që u klasifikua në vendin e 12-të e më pas u renditën Mikel Demiri (i 17-ti) e Ylber Sefa (29-ti), kampioni në fuqi.

Për sa i përket garës, ajo ishte mjaft e fortë, me rivalitet dhe ritëm të kënaqshëm. Terreni fushor i kësaj etape i dha mundësi garuesve të kishin një shpejtësia mesatare rreth 50km/orë. Etapa e tretë e Turit është ajo Elbasan-Vlorë, 143km e gjatë, një tjetër etapë fushore.

Itinerari Turi 80-të Çiklistik

Etapa 1, Tiranë-Dushk-Krrabë, 146km

Fitues: Maksimilian Stedman (Angli), 3h20’05”

Etapa 2, Tiranë-Lushnjë-Elbasan, 157km

Fitues: Jorgos Butopulos, 3h21’43”

Etapa 3, Elbasan-Vlorë, 143km

Etapa 4, Vlorë-Mbrostar-Përmet, 185km

Etapa 5, Përmet-Fier, 123km

Lajme të tjera

Lajmet e fundit