Greku Tsitsipas “mbret” në Montekarlo, korr suksesin e parë në një Masters

18 Prill 2021
16:21
Telesport
back button

Tenisti grek Stefanos Tsitsipas fitoi sot turneun Masters të Montekarlo për meshkuj në tenis, turneu i parë sezonal në fushat me dhè. Ai mundi 2-0 (6-3, 6-3) në finale rusin Andrey Rublev, në një ndeshje që nuk pati histori (zgjati 1 orë e 10 minuta).

Greku ishte shumë më lart se rivali rus, duke zhvilluar një ndeshje të mirë, ku dominoi në të dyja setet. Kjo është hera e parë që Tsitsipas fiton një turne Masters në karrierën e tij, sukses që i jep atij 1000 pikë në renditje dhe konsolidon vendin e pestë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit