GREQI-KOSOVË: dalin formacionet zyrtare! Challandes ndryshon totalisht dhe kopjon Shqipërinë

14 Tetor 2020
19:41
Telesport
back button

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Greqisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve.

Dardanët janë mysafir të helenëve në ndeshjen e katërt të vlefshme për Grupin 3 në Ligën C të Nations League, takim ky që zhvillohet në 20:45 në stadiumin “Spyros Louis” të Athinës.

Djemtë e Bernard Challandes vijnë në këtë ndeshje nga një barazim dhe dy humbje.

Në anën tjetër, vendasit kanë një barazim dhe dy fitore, ndërsa duan fitoren e tretë me radhë për të mbajtur pozitën e parë në grup.

Challandes ka vendosur të bëjë disa ndryshime nga formacioni i fundit ndaj Sllovenisë, shkaku edhe i mungesave të shumta, ndërsa ka ndryshuar edhe modulin në 3-5-2.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit