ZYRTARE: I dha kohë vetëm 8 muaj, kombëtarja e shkarkon!

15 Korrik 2019
18:58
Telesport
back button

66-vjeçari Anggelos Anastasiadis nuk është më trajneri i kombëtares së Greqisë në futboll. Lajmin e ka konfirmuar sot Federata Greke e Futbollit (EPO) përmes një komunikate për mediat.

Anastasiadis u emërua në krye të ekipit kombëtar në nëntor të 2018-ës, por pa mbushur vitin ai është detyruar të largohet. Ai e drejtoi kombëtaren në 7 ndeshje, ku arriti 2 fitore, 1 barazim dhe 4 humbje.

Bashkë me Anastasiadis janë larguar edhe ndihmësi i tij Giannakopoulos si dhe drejtori teknik Basinas. Të tri këta kanë patur sot një takim me presidentin e Federatës Greke, Grammenos, por duket se palët kanë patur një konflikt mes tyre.

Sipas mediave greke, Federata ka nisur kontaktet e para për të gjetur trajnerin e ri të kombëtares. Preferohen trajnerë nga Italia, Spanja dhe Portugalia.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit