Greqia mbyll 45′ e para në avantazh ndaj Kosovës! Dardanët rrezikuan me Rashica

14 Nëntor 2021
21:39
Telesport

Greqia ka shkuar në pushimin e pjesës së parë me epërsi 1-0 ndaj Kosovës, në takimin që po luhet në kuadër të fazës kualifikuese për në Kupën e Botës që mbahet në Katar në vitin 2022.

Dardanët e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar portën e grekëve qysh në minutën e shtatë, por Milot Rashica nuk gjuajti saktë.

Greqia më pas doli më shumë përpara, derisa lojtari i Liverpoolit, Tsimikas lëshoi një goditje, por që ishte jashtë.

Vendasit ia dolën të thyenin mbrojtjen e Kosovës, duke shënuar në minutën e 44-të me anë të Georgios Masouras.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit