Griezmann dhe Suarez s’mjaftojnë, talentet e Sociedadit ndalin Barçën

14 Dhjetor 2019
17:54
back button

Barcelona është ndalur nga Real Sociedad teksa dy skuadrat e kanë mbyllur me barazimin 2-2 ndeshjen e javës së 17-të të La Liga-s.

Me këtë rezultat, Barça mbetet në krye, por në rast të një fitoreje të Realit mund të zbresë në vend të dytë. Ndërsa Sociedad vazhdon sezonin e mirë dhe aktualisht është në vend të katërt.

 Ishte lojtari i përfaqësueses spanjolle Oyarzabal ai që ka kaluar vendasit në avantazh me golin e shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 12‘ të takimit. Barça reagon në fund të pjesës së parë me Antoine Griezmann, i cili shfrytëzon më së miri një passim të Suarez.

Pas pushimit Luis Suarez ka shënuar golin e avantazhit për miqtë pasi Messi e vendosi me portën e boshatisur. Megjithatë, Sociedad nuk u demoralizua, përkundrazi, rriti intensitetin dhe gjeti golin e barazimit me suedezin Isak.

Vendasit kishin disa mundësi të mira për të kaluar sërish në avantazh, por porta e Barçës ka shpëtaur për mrekulli. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fërshëllimën e fundi, megjithëse lojtarët e Barcelonës protestuan për një penallti në kohën shtesë. Penalltia ishte, por arbitri nuk ka parë VAR dhe si pasojë nuk e ka akorduar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit