“Griezmann gaboi me transferimin te Barça, tani po masakrojnë edhe Lenglet”

23 Shkurt 2021
10:43
Alfred Lleshi
back button

Jeremy Mathieu beson se Antoine Griezmann bëri gabim kur u largua nga Atletico Madrid për t’u bashkuar me Barcelonën. Kjo ndodhi në verën e vitit 2019, por që atëherë, francezi ka luftuar për të treguar formën që kishte ter “rojiblancos” në vijimësi. Ai ka pasur paraqitje të mira në sezonin aktual, por Barça si një e tërë po vuan shumë.

Mathieu mendon se ishte gabim i Griezmann që shkëmbeu “Wanda Metropolitano” me “Camp Nou”: “Antoine nuk është në nivelin e tij të Atletico Madridit. Personalisht e shoh si gabim që ai zgjodhi Barcelonën. Në Madrid ishte pjesë shumë e rëndësishme e ekipit të Simeone, ndërsa nuk e di nëse e ka atë rëndësi te Barcelona”.

Barcelona’s French defender Jeremy Mathieu controls the ball during the UEFA Champions League quarter final first leg football match Juventus vs Barcelona, on April 11, 2017 at the Juventus stadium in Turin. / AFP PHOTO / MIGUEL MEDINA (Photo credit should read MIGUEL MEDINA/AFP/Getty Images)

Vetë Mathieu kaloi vështirësi në tri sezonet te Barça, ndaj mund ta kuptojë se çfarë po përjeton kolegu i tij francez, Lenglet, atje: “Kam kaluar një kohë shumë të keqe te Barcelona. Ndjeva se disfata në Torino (në Ligën e Kampionëve, kundër Juventusit) ishte faji im. Por, nuk e kuptoj pse më bënë përgjegjës vetëm mua, pasi ka 11 lojtarë në një ekip futbolli.

Jam ndjerë vetëm në dhomën e zhveshjes. Askush nuk më ofroi mbështetje. Për mua, ky nuk është futboll. Të gjithë po e sulmojnë Lenglet tani, unë e di mirë se si është kjo. Ai duhet të përpiqet të jetë pozitiv, të japë më të mirën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit