Griezmann i jep një “asist” Milan-it: përforcimi i radhës vjen nga Madridi

24 Shtator 2022
16:10
Denis Hakanaj
back button

Protagonist i një situate kurioze kontraktuale, për të cilën Atletico Madrid, klubi në të cilin lojtari luan i huazuar nga Barcelona, ​​është i detyruar ta paguajë kartonin me plotësimin e disa kushteve, Antoine Griezmann mund të jetë faktor vendimtar për merkaton e Milan-it.

Marrëveshja dyvjeçare e huazimit e nënshkruar dy vite më parë mes katalanasve dhe klubit të kryeqytetit spanjoll parashikon që nëse francezi luan më shumë se 50% të ndeshjeve me Colchoneros, madrilenët duhet ta blejnë për 40 milionë euro.

Kjo ka krijuar deri tani një situatë paradoksale, me Simeone-n që e aktivizon lojtarin vetëm 30 minuta për ndeshje.

Trajneri argjentinas nuk është aspak i kënaqur nga kjo situatë sepse do që ta aktivizojë francezin sa herë që do dhe për sa minuta që do. Kështu, Atletico ka kërkuar të gjejë një zgjidhje me Laporta-n.

Propozimi i klubit madrilen është që të bihet dakord për një shumë prej 25 milionë eurosh. Në pritje të një përgjigjeje nga katalanasit, Atletico tashmë po planifikon lëvizjen e radhës për të përballuar një shpenzim të tillë.

I sakrifikuari, largimi i të cilit duhet të lejojë blerjen përfundimtare të Griezmann, është Angel Correa. Dhe këtu Milani hyn në lojë.

Tashmë i ndjekur pothuajse me obsesion në verën e 2019-ës, në kohën e parantezës së Marco Giampaolo-s, argjentinasi i vogël qëndroi në Madrid, duke fituar besimin e Cholo-s.

Situata tekniko-ekonomike e përshkruara më sipër, e vendosin Correa-n në pozitën e një largimi të  mundshëm nga Madridi.

Paolo Maldini kurrë nuk ka pushuar së ndjekuri pistën, e cila tani mund të jetë plotësisht e praktikueshme përsëri. Të paktën 30 milionë duhen për të bindur madrilenët që të privohen nga sulmuesi i tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit