Griezmann i kthen borxhin Messit, asist i shkëlqyer me thembër (video)

9 Korrik 2020
9:16
Alfred Lleshi
back button

Në ndeshjen e kaluar, Griezmann realizonte një supergol, ndoshta më të bukurin e karrierës, pas një pasimi brilant me thembër të Lionel Messit. Mbrëmë, në derbin me Espanyol, duket se situata u përmbys. Ishte francezi, kampion bote në “Rusia 2018”, që ia ktheu borxhin argjetinasit, me një asist spektakolar me thembër. Finalizmi, megjithatë ndërthuri edhe Luis Suarez, që e dërgoi topin në rrjetë, pas një aksioni manual për kornizë.

“Tridenti” i Barcelonës ishte vendimtar dhe mbresëlënës në rastin e golit të vetëm, ku pasimi fenomenal i Griezmann, që gatoi gjithçka, të lë me gojë hapur. Duket qartë se fytyra e lojtarit francez ka ndryshuar në këto dy ndeshjet e fundit, në të cilat ka lënë “vulën” e tij. Fillimisht me atë gol të shkëlqyer ndaj Villareal, pastaj mbrëmë me asistin elegant për Messin, që kumloi me dërgimin e topit në rrjetë nga Suarez. Pra, pjesëmarrja e tij ishte kryesore dhe fantastike në golin e vetëm të ndeshjes. Edhe festimi, shumë befasues. Shijojeni momentin e golit në videon e mëposhtme, mes “highlights” të derbit katalanas.

 

 

 

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit