Griezmann i zhgënjyer: Kupa e Botës vlen më shumë se “Topi i Artë”

4 Dhjetor 2018
9:12
Alfred Lleshi
back button

Antoine Griezmann shprehu zhgënjimin e tij, por e vendosi Kupën e Botës para “Topit të Artë”, pasi ylli i Atletico Madrid dhe i Francës nuk e fitoi çmimin e shumëdëshiruar individual, i cili shkoi për Luka Modriç.

Griezmann e ndihmoi Francën të fitonte Kupën e Botës në Rusi, kësaj vere, ndërsa pati një fushatë triumfuese në Ligën e Europës me Atleticon, por 27-vjeçari përfundoi i treti për “Topin e Artë”. Mesfushori i Real Madridit dhe kapiteni i Kroacisë, Modric, i dha fund mbizotërimit 10-vjeçar të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Griezmann ka folur hapur për ambiciet e tij të “Topit të Artë”. Përpara gazetarëve, ai tha: "Jam shumë i lumtur me vitin tim 2018. Unë fitova Ligën e Europës dhe Kupën e Botës, kështu që është një vit i madh. Jam pak i zhgënjyer që nuk e fitova dot “Topin e Artë”, por ishte një natë e madhe për të festuar fituesit".

Kur u pyetën nëse do ta pretendonte ërish “Topin e Artë”, Griezmann u përgjigj: "Nëse vazhdoj të punoj kështu, pse jo? Jam në rrugën e duhur. Kam marrë pjesë në dy podiume të këtij çmimi, kështu që duhet të vazhdoj kështu". I pyetur se cilin trofe do të zgjidhte mes “Topit të Artë” dhe Kupës së Botës, Griezmann nuk pati fare dilemma, dhe konfirmoi: “Patjetër, Kupën e Botës"!

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit