Griezmann merr anë në sherrin publik mes Benzema dhe Giroud

2 Prill 2020
12:58
Alfred Lleshi
back button

Kur u pyet për të sqaruar komentet e tij të martën, sulmuesi i Real Madrid u dyfishua në kritikat ndaj francezit të Chelsea: “Rreth Giroud, thjesht thashë të vërtetën. Njerëzit nuk fokusohen tek ajo që thashë për të, por veçanërisht tek ato që i sjell kombëtares franceze. Nga fjalët e mia thjesht shkëputët ato ku thashë se unë isha Fromula 1 dhe ai “Go Cart”. Kjo është ajo që unë mendoj se është e vërteta. Dhe kështu është”.

Griezmann ka mjaft përvojë, duke luajtur së bashku me Benzema dhe Giroud, pasi bëri debutimin e tij për Francën në vitin 2014. Sulmuesit të Barcelonës iu dha mundësia të ndërhynte në sherrin publik të Benzema dhe Giroud, por vendosi ta mbante pjesën më të madhe të mendimit të tij për veten: “Unë nuk mund t’iu përgjigjem të gjitha këtyre gjërave, që edhe mund të më shqetësojnë. E dua Olivier Giroud, ai është një lojtar i mirë dhe na ndihmoi të fitojmë Kupën e Botës. Kjo është e rëndësishme në jetë”.

Benzema është përjashtuar nga Kombëtarja e Francës që nga viti 2015, pasi akuzohet se kishte shantazhuar ish-shokun e skuadrës, Mathieu Valbuena, me regjistrimin e një skandali seksual. Pa sulmuesin e Real Madridit, “Les Bleus” kanë pasur mjaft sukses në nivelin ndërkombëtar, duke shkuar në finalen e “Euro 2016”, para se të fitonin Kupën e Botës, dy vite më vonë. Në Botërorin e Rusisë, Giroud dha gjithçka. 

Ai nuk startoi vetëm në një ndeshje si titullar me “gjelat”. Megjithëse nuk shënoi gol në këtë turne, loja e tij e përgjithshme u pa si jetike për triumfin e skuadrës së Didier Deschamps. Në përgjithësi, Giroud ka shënuar 39 gola në 97 paraqitje me kombëtaren e Francës, teksa 33-vjeçari ka debutuar aty në vitin 2011. Benzema, ndërkohë, shënoi 27 gola në 81 paraqitje me Francën, me karrierën ndërkombëtare të 32-vjeçarit që ka shënuar fundin e saj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit