Griezmann sfidon Bayernin: Lewa? Kalojmë ne!

13 Gusht 2020
17:20
Eraldo Harlicaj
back button

Barcelona do të luajë kundër Bayern Munchen në ndeshjen çerekfinale të Champions Leagues. Sulmuesi i katalanasve, Antonie Griezmann, mendon se skuadra e tij do të kualifikohet, pavarësisht se Bayerni është në formë.

“Mezi po presim të luajmë kundër tyre. Kemi punuar mirë nga ana taktike dhe jemi gati të luajmë. I dimë vështirësitë e kësaj ndeshjeje, por duam të kualifikohemi në gjysmëfinale.

“Bayern me të vërtetë luan mirë futboll dhe kanë një sulmues të shkëlqyer. Janë një ekip i fortë fizikisht, por ne do të përpiqemi t’ua vështirësojmë jetën”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit