Griezmann sqaron gjithçka: Nuk flasim nga dita që nuk erdhi në martesën time

24 Nëntor 2020
16:17
Denis Hakanaj
back button

Ka thënë se do t’ia lërë fjalën fushës, por Antoine Griezmann ka dashur të sqarojë zërat e shumtë që kanë qarkulluar mbi marrëdhënien e tij me Messi-n, duke përgënjeshtruar xhaxhanë dhe ish-menaxherin e tij që kanë sulmuar argjentinasi kohët e fundit për situatën të krijuar te Barcelona.

“Kritikat e ish-menaxheri tim dhe xhaxhait tim ndaj Messi-t? E kam mbyllur marrëdhënie me atë (Eric Olhats) nga momenti që jam martuar”, ka thënë Griezmann.

“E kam ftuar në martesë, por nuk ka ardhur, nga ai moment i kam ndërprerë marrëdhëniet me të. Duke parë se as babai dhe as motra ime nuk flasin me mediat, njerëzit i telefonojnë xhaxhait tim për të marrë ndonjë deklaratë”.

“Gjithsesi, pavarësisht gjërave që ka thënë, Messi e di mirë se unë kam vetëm respekt dhe admirim për të. Xhaxhai im nuk ka ide si funksionon futbolli. Tani nuk kam as numrin e tij të telefonit”, ka thënë Greizmann.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit