Griezmann u mbyll gojën kritikëve me një statsitikë të jashtëzakonshme

20 Tetor 2019
16:31
Denis Hakanaj
back button

Barcelona është kthyer të kryesojë në La Liga pas fitores 3-0 të marrë në fushën e Eibar-it falë golave të Suarez, Messi dhe Griezmann.  

Pikërisht francezi, i cili është kritikuar shumë në fillimin e sezonit për paraqitjet e tija, është protagonisti i këtij vendi të parë në renditje.

Përveç gëzimit për përshtatjen me shokët e ekipit, ish-ylli i Atletico Madrid mund të krenohet edhe me një statistikë të jashtëzakonshme në këto ndeshje të para.

Ai, në fakt, është lojtari më vendimtar i gjithë kampionatit. Siç kanë bërë të ditur të dhënat Opta, 28-vjeçari ka marrë pjesë në realizimin e shtatë golave të skuadrës së tij. Me 4 gola dhe 3 asiste, ai është futbollisti më vendimtar i La Liga-s.

Një shifër kjo që u mbyll gojën kritikëve që e kanë sulmuar në fillimin e sezonit, kur akoma nuk kishte gjetur pozicion ideal në fushë me skuadrën e re.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit