Grindje e fortë mes Gattuso dhe ekipit, pas humbjes me Milanin? Reagon klubi: Lajme pa themel…

24 Nëntor 2020
9:45
Alfred Lleshi
back button

Asnjë përballje e vështirë midis Rino Gattuso dhe lojtarëve të tij. Napoli donte të mohonte me forcë lajmin e shpërndarë në orët e fundit, sipas të cilit trajneri ishte shfaqur shumë i nxehur në përballjen me grupin, pas disfatës së pësuar të dielën në mbrëmje kundër Milanit.

Klubi e bëri këtë sqarim me një postim në Twitter, përmes profilit zyrtar: “Dje, në disa portale dhe sot në disa gazeta, papritmas u shfaq historia, e shpikur plotësisht, e një grindjeje të nxehtë mes lojtarëve të Napolit dhe trajnerit Rino Gattuso. Ky është një lajm pa asnjë themel”.

Sipas asaj që ka qarkulluar në orët e fundit, përballja midis Gattuso dhe lojtarëve të tij kishte qenë aq e vështirë, sa vetë trajneri kishte kërcënuar me dorëheqjen e tij. Më vonë u fol për një takim të dytë, këtë herë me një ton më të qetë, të hënën në “Castel Volturno”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit