Grosjean nis aventurën e re, rikthehet në pistë 86 ditë pas aksidentit

25 Shkurt 2021
11:31
Telesport
back button

86 ditë nga aksidenti i frikshëm në Bahrein, ku makina e Romain Grosjean u nda në dy pjesë dhe u përfshi në flakë, piloti francez ka riveshur tutën e garës dhe ka zbritur sërish në pistë. Këtë herë, 34-vjeçari ka nisur aventurën e tij të re në garat e IndyCar.

Grosjean ka qenë sot në Alabama, në “Barber Motorsports Park”, ku më 18 prill do të zhvillohet gara e parë sezonale në IndyCar. Ai provoi makinën Dal Coyne Racing, me të cilën do të garojë këtë sezon, për t’u ambientuar me shpëjtësinë dhe këtë kampionat.

U ndjeva si në shtëpinë time. Ishte një ditë speciale. Nuk jam aspak i shqetësuar, vetëm kam dëshirë të pilotoj. Në xhirot e para muskujt ishin të tendosur, por me kalimin e kohës situata u përmirësua dhe ky është një sinjal i mirë”, tha Grosjean.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit