Gruaja bukuroshe ia thotë në sy Figos: Ke qenë gjithmonë si mbreti në shtëpi…

19 Tetor 2019
14:33
Alfred Lleshi
back button

Luis Figo dhe Helene Svendin vazhdojnë fushatën e tyre reklamuese këto ditë në Madrid, ndërkohë që ishin mysafirë edhe të emisionit “El Hormiguero”. Bashkëshortja e ish-futbollistit të njohur, kur u pyet për familjen, tha njërën nga fjalitë që ka tërhequr vëmendjen më të madhe në orët e fundit, për shkak të natyrës së mrekullueshme të saj: “Të jetuarit me kaq shumë femra në shtëpi dhe mospasja e një djali e bën Luis të ndihet si mbret në shtëpi”. Në përgjigje të kësaj, Figo shtoi jo pa doza humori: “Po, e vërtetë, por ka raste që më duhet të marr frymë…”

Ish-lojtari i Real Madridit ka formuar një familje me modelen suedeze. Ato kanë tri vajza, Daniella (20 vjeç), Martina (17) dhe Stella (15). Edhe pse më e madhja nuk jeton më me to në shtëpi, sepse studion bio-mjekësinë në Londër, e vërteta është se Figo e sheh atë si përkudjesjen kryesore kur të dy të plaken: “Po e shkolloj për mjeke, që të kujdeset për mua në të ardhmen”. Çifti i njohur tregoi se sa e vështirë ka qenë për ta, që njëra prej vajzave të studiojë jashtë vendit: “Mungesa e saj është diçka e vështirë për ne, por e mirë për atë. Prindërit nuk duhet të jenë gjithnjë pas fëmijëve të tyre”.

Edhe pse njëra nga vajzat e Figo dhe Helene ka provuar fatin e saj në botën e modës, nuk ka vijuar në këtë rrugë: “Ne nuk ndërhyjmë në zgjedhjet e vajzave. Ato janë të përqendruara te studimet dhe kjo është gjëja e parë. Më pas, sipas kohës në dispozicion, të ndjekin hobet e tyre”. Për më tepër, të tria vajzat e tyre janë “spanjolle”, si rezultat i bashkëjetesës martesore në Spanjë, që kur ai zbriti si futbollist në vendin iberik: “Të tria kanë lindur dhe janë rritur këtu, ndaj mendojnë se rrënjët e tyre janë spanjolle. Ne vijmë shpesh këtu, si familje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit