Gruaja e Mamaev zbulon tradhtinë dhe bën gjestin e pabesueshëm (FOTO)

2 Mars 2021
20:45
Denis Hakanaj
back button

Alana Mamaev, gruaja e mesfushorit të Rostov, Pavel Mamaev, ka marrë një vendim të pabesueshëm.

Ajo ka akuzuar publikisht bashkëshortin se e ka tradhëtuar gjatë grumbullimit dimrëor të skuadrës ruse në Spanjë.

Megjithatë, Alena nuk është mjaftuar me kaq, duke publikuar në faqen e saj në Instagram edhe fotografinë e të dashurës së supozuar të burrit, mesazhet e të dyve dhe numrin e telefonit të vajzës.

Kanë përfunduar në rrjetet sociale pasaporta e gruas spanjolle 29-vjeçare dhe sende të tjera, madje edhe fotografia e së dashurës në një jacuzzi.

Postime këto që janë pritur me indinjatë nga ndjekësit e Alana-s, të cilët kanë dënuar veprimin e burrit. Ajo vetë ka shkruar:

“Burri im është kthyer të flirtojë me gratë. Mendonte se askush nuk do ta kishte zbuluar në Spanjë. Kjo është e gjitha. Faleminderit për grumbullimin, FC Rostov”.

Duhet kujtuar se Mamaev bashkë me Kokorin-in e Fiorentina-s ka qenë në burg për shkak të sulmit ndaj një funksionari të shtetit në Moskë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit