Gruaja e mbrojtësit të Milanit: A i kam bërë vithet? Po nuk besuat, pyesni Mateo…

26 Tetor 2019
14:36
Alfred Lleshi
back button

Ish-lojtari i River Plate, Mateo Musacchio, është një nga pikat e referencës për mbrojtjen kuqezi, së bashku me kapitenin Alessio Romagnoli. Argjentinasi, me origjinë italiane (madje arbëreshe), zbarkoi në Serie A verën e vitit 2017, me gjithë bashkëshorten e tij seksi, Irene Gonzalez Toboso. Me të ishte njohur në Spanjë, në kohën që luante te Villarreal. Bashkë kanë dy djem binjakë. Irene, përveçse nënë, është gjithashtu një modele, që me kalimin e kohës ka pasur ndikim në këtë fushë. 

Si profesion ka atë të kirurges kozmetike, diplomuar në Spanja. Gruaja e mbrojtësit të Milanit ka mbi 60.000 ndjekës në rrjetet sociale, të cilët nuk e kursejnë kohën duke komentuar fotot dhe videot e saj provokuese e sensuale. Prandaj, Irene u detyrua t’iu përgjigjet disa pyetjeve të ndjekësve të saj të shumtë në Instagram dhe foli për një temë shumë delikate, siç është tradhtia: “Çfarë mendoj për lojtarët që tradhtojnë? Nuk është futbollisti që e bën këtë, është njeriu që tradhton”. 

Gonzalez Toboso pastaj vazhdoi: “Nëse e ndjek Mateo? Sa herë që mundem shkoj në stadium për t’i parë ndeshjet e Milanit. Nëse më pëlqen të jetoj në Argjentinë? Ju kurrë nuk e dini çfarë të ndodh në jetë, por më mirë do të jetoja në Spanjë, në vendin tim”. Irene, në fund mohoi se ajo i ishte nënshtruar kirurgjisë kozmetike: “Gjithmonë më pyesin, nëse i kam bërë të pasmet (vithet)… Ju siguroj se jam krejt natyrale. Nëse nuk besoni, mund të pyesni Mateo”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit