Gruaja provon të futet në parket, reagimi i rojës së sigurisë çmend internetin (Pamjet)

24 Prill 2022
13:20
Denis Hakanaj
back button

Gjatë ndeshjes së playoff-it të Konferencës së Perëndimit mes Memphis Grizzlies dhe Minnesota Timberwolves, një grua është futur me vrap në parket, por është ndalur menjëherë nga një roje e sigurisë.

Forcat e sigurisë të stadiumit kanë qenë në gjendje gatishmërie për shkak të episodeve të mëparshëm  që kanë ndodhur gjatë playoff-eve të NBA-së.

Një roje e sigurisë ka qenë e ulur afër gruas afër parketit dhe ka kërcyer menjëherë nga ndenjësja duke arritur ta bllokojë menjëherë tifozen.

Me sa duket, gruaja  ishte maskuar si arbitre e NBA-së. Një burrë që ishte ulur afër saj është shoqëruar gjithashtu jashtë arenës nga forcat e sigurisë.

Në ndeshjen e parë mes këtyre dy ekipeve, një tjetër grua është larguar nga arena pasi është lidhur me zinxhir poshtë koshit në shenjë proteste.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit