GRUPI A: Bayerni nuk fal Salzburgun, Atletico ngec sërish ndaj Lokomotivës

25 Nëntor 2020
22:58
Eraldo Harlicaj
back button

Bayerni nuk fal asgjë, pavarësisht se kryeson i shkëputur nga ekipet e tjera. Ekipi gjerman fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Salzburgut, ndërsa ngec sërish Atletico Madridi. Ekipi spanjoll barazoi me rezultatin 0-0 ndaj rusëve të Lokomotivës së Moskës në shtëpi.

Kampionët në fuqi të Europës gjetën golin e parë me anë të Lewandowskit në minutën e 42′. Sulmuesi polak gjeti rrjetën me lehtësi pas një kthimi të topit nga portieri kundërshtar. Pjesa e dytë dhuroi dhe golat e tjerë, pasi ishte Coman që gjeti golin me një gjuajtje të devijuar, ndërsa Sane çoi shifrat në 3-0 me kokë. Goli i nderit i Salzburgut u shënua nga sulmuesi me origjinë shqiptare Mërgim Berisha për 3-1.

Rastet dhe golat e ndeshjes

Atletico Madridi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 kundër Lokomotivës së Moskës. Ekipi i Diego Simeones merr barazimin e dytë ndaj rusëve dhe ndërlikon disi situatat në grupin A. Spanjollët gjetën golin me Koken në pjesën e dytë, por rrjeta e tij u anulua nga VAR për pozicion jashtëloje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit