Grusht dhe më pas lot, futbollistet e kthejnë fushën në ring (Video)

20 Mars 2019
16:07
back button

Na ndodh shpesh të shohim konfrontime fizike mes lojtarëve në fushën e futbollit, kemi parë deri në rastet më drastike ku goditjet me duar ose këmbë nuk mungojnë.

Kështu ndodhi edhe në kualifikueset e Europianit në ndeshjen e ekipeve U17 mes Rusisë dhe Zvicrës. 

Kapitenia e Zvicrës, Ella Ljustina goditi me shqelm nga pas rusen Zhoze-Diana Pamen Tchato, e cila iu kthye menjëherë me një grusht të thatë. Kaq mjaftoi që situata të rëndohet dhe sherri mori përmasa më të mëdha.

Lojtarja zvicerane u nxor jashtë me karton të kuq dhe nuk mundi t’i mbajë lotët. Gjithsesi trajneria nuk e lë të largohet pa e dorëzuar me dinjitet shiritin e kapitenes që mban në krah.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit