Grushte e shkelma në tribunë gjatë Lakers-Sacramento (video)

13 Janar 2022
11:05
Telesport
back button

Ndërkohë që në parket luhej takimi Sacramento-Lakers (125-116), në tribunë kishte më shumë aksion se në fushë. Një incident është verifikuar gjatë sfidës, teksa disa tifozë janë përplasur mes tyre me grushte.

Siç dihet, kjo sfidë është një derbi i NBA-së, pasi të dyja ekipet janë në Kaliforni dhe duket se mes tifozëve nuk ka shumë respekt. Disa persona të përfshirë në këtë sherr, por menjëherë kanë ndërhyrë forcat e sigurisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit