Grushtet në fund të ndeshjes, Neymar ia hedh paq. Ja dënimet e plota

17 Shtator 2020
11:59
Alfred Lleshi
back button

Neymar është pezulluar me dy ndeshje për përleshjen në fund të ndeshjes së Ligue 1, midis PSG dhe Marseille. Braziliani ishte një nga pesë lojtarët e përfshirë në sherrin masiv të minutës së fundit të sfidës në “Parc des Princes”, kur goditi Alvaro Gonzalez në pjesën e pasme të kokës. Më herët kishte pasur disa incidente me mbrojtësin spanjoll, gjatë lojës. Neymar, gjithashtu, ka edhe një ndeshje të tretë si dënim me kusht. Edhe Leandro Paredes ka marrë të njëjtin denim (3 ndeshje).

Më i ndëshkuari ka rezultuar mbrojtësi i PSG-së, Layvin Kurzawa, 6 ndeshje, pasi goditi Jordan Amavi, i cili është pezulluar me 3 ndeshje, sa shoku i ekipit, Dario Benedetto. Edhe Houssem Aouar i Marseille është pezulluar me një ndeshje. Nga ana e tij, Angel Di Maria, i denoncuar nga pamjet filmike teksa pështynte kundërshtarin, do të dalë para një komiteti disiplinor më 23 shtator.

Në një deklaratë të lëshuar të hënën, Neymar pretendoi se e goditi Gonzalez pasi kuptoi se zyrtarët e ndeshjes “nuk do të bënin asgjë”: “Unë jam i zi, djali i një njeriu të zi, nipi dhe stërnipi i burrave të zinj. Sidoqoftë, jam krenar dhe nuk e shoh veten të ndryshëm nga askush tjetër. Dje doja që ata që ishin në krye të lojës (gjyqtarët dhe ndihmësit) të ishin të paanshëm dhe të kuptonin se nuk ka vend për paragjykime të tilla”.

E TURPSHME; dalin pamjet ku Di Maria pështyn kundërshtarin (video)

PSG-Marseille përfundon me luftë, 5 kartonë të kuq. Neymar nuk përmbahet

 

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit