Guardiola anashkalon afrimin e Liverpoolit: Nuk e doja!

18 Shtator 2020
16:11
Eraldo Harlicaj
back button

Thiago Alcantara mund të jetë afrimi i ri i Liverpoolit. Ai duket se ka gjetur marrëveshjen me ekipin e ri dhe do të transferohet shumë shpejt.

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka folur në lidhje me diçka të tillë. Numri një i stolit të “Qytetarëve” ka theksuar se nuk e ka kërkuar kurrë mesfushorin spanjoll.

“Nuk po provoja që të firmosja me të se Manchester City ka shumë lojtarë në atë pozicion. Jam shumë i lumtur që Thiago do të vijë në Angli sepse do të shijojmë një lojtar të mirë”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit