Guardiola barazon rekordin e Mourinhos në Ligën e Kampionëve

15 Prill 2021
9:10
Alfred Lleshi
back button

Trajnri i Manchester City, Pep Guardiola, u bashkua me partnerin e vjetër, Jose Mourinho, si trajnerët me shumicën e paraqitjeve në gjysmëfinale të Champions-it, pasi skuadra e tij kaloi Borussia Dortmundin të mërkurën.

“Qytetarët” u detyruan të punojnë shumë për fitoren e përgjithshme 4-2. Sidoqoftë, golat e Riyad Mahrez dhe Phil Foden, përfundimisht iu dhanë fund shpresave të gjermanëve për kualifikim, duke e ngritur trajnerin Guardiola në të njëjtin nivel me “Special One”.

Guardiola e siguroi gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve për të tetën herë në karrierën e tij, të mërkurën. Vetëm Mourinho, i cili ka qenë protagonist i një seri takimesh të ndezura me Pep, ndërsa ishin në krye të Real Madridit dhe Barcelonës, ​​ka arritur të tilla paraqitje në fazën e parafundit të garës.

Portugezi ka arritur në gjysmëfinale me katër klube të ndryshme; Porto, Chelsea, Inter dhe real Madrid, ndërsa e fitoi trofeun në krye të Portos dhe Interit. Ndërkohë, Guardiola, i ka drejtuar të tria klubet e tij drejt gjysmëfinales, Barcelona, ​​Bayern Munich dhe Manchester City, por e ngriti për herë të fundit titullin në sezonin 2010-2011, ndërsa ishte ende me katalanasit.

Manchester City tani përgatitet për një përplasje në gjysmëfinale kundër PSG, i cili mori hak ndaj Bayern Munich për humbjen e finales së vitit të kaluar. Ndeshja tjetër në gjysmëfinale sheh dy ish-klubet e Mourinhos të “përplasin brirët”; Chelsea me Real Madridin.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit