Guardiola dhe City fillojnë rekordet, Aguero krah legjendave

13 Mars 2019
9:53
back button

Manchester City shaktërroi 7-0 Schalke 04 duke u kualifikuar për në çerekfinale të Champions League me rezultatin e përgjithshëm 10-2.

Fitorja me 7 gola është më e thella që City ka arritur në historinë e tyre në kupat e Europës. Njeriu i ndeshjes u shpall gjermani Leroy Sane, i cili u përfshi në 4 nga 7 golat e shënuar.

Statistika kyçe:

  1. Skuadra e Guardiola-s ka shënuar 5 ose më shumë gola në 10 nga 48 ndeshje këtë sezon.
  2. City nuk kishte shënuar asnjëherë më shumë se 6 gola në 135 ndeshje të kompeticioneve të UEFA-s.
  3. Ky rezultat është i barabartë me rezultatin më të thellë në historinë e Champions League.
  4. Aguero ka shënuar 8 gola në raundin e 1/8-ve,  bëhet pjesë e 5 golashënuesve më të mirë në histori për këtë fazë.
  5. Guardiola është kualifikuar për në çerekfinale 9 nga 10 sezonet e tij në Champions.
  6. City nuk kishte shënuar asnjëherë 10 gola në fazën me eliminim direkt.
  7. Schalke ka pësuar 21 gola në 5 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.
  8. City ka shënuar 26 gola këtë sezon në Champions, duke kryesuar listën e ekipeve me më shumë gola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit