Guardiola dhe Klopp nisin garën, mbrojtësi brazilian i fut në sherr

30 Korrik 2020
20:11
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester City dhe Liverpooli janë në garë kokë më kokë për të rrëmbyer yllin e Sevillas, Diego Carlos. Dy klubet e Premier Leagues duan të firmosin me mbrojtësin në merkaton e verës.

Trajneri Jurgen Klopp dhe tekniku Pep Guardiola kanë nisur garën për të forcuar ekipin për sezonin e ri dhe tashmë janë në garë se kush do të rrëmbejë lojtarët më të mirë. Mbrojtësi 27-vjeçar ka patur një sezon shumë të mira dhe “Redsat” me “Qytetarët” duan ta kenë në skuadër.

Braziliani mund të formonte një dyshe të fortë me Van Dijk, por dhe në mbrojtjen e ish-kampionëve do të përshtatej mirë me Laporten. Problem mbetet klauzola e lojtarit që është 70 milionë euro, pasi Liverpooli mund ta ketë problem për shkak të pandemisë, ndërsa më pak do ta ndjejnë sheikët e “Qytetarëve”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit