Guardiola donacion të majmë, zbuloni shifrën e dhuruar për luftën ndaj COVID-19

24 Mars 2020
22:46
Eraldo Harlicaj
back button

Lufta ndaj COVID-19 ka përfshirë klubet dhe yjet e futbollit botëror. I fundit që i është bashkuar fushatës për të ndihmuar sado pak spitalet në këtë periudhë lufte është trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola. 

Numri një i stolit të “Qytetarëve” ka dhuruar 1 milion euro në ndihmë të stafeve mjekësore dhe spitaleve. Një veprim për t’u përshëndetur nga trajneri spanjoll që nuk është kursyer. 

Donacione kanë dhënë dhe Manchester City, United, dhe yje të tjerë të kampionatin anglez. Beteja është shumë e fortë dhe situata mbetet alarmante për të gjithë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit