Guardiola e donte me çdo kusht, por e ka aktivizuar vetëm 1 minutë

16 Shtator 2019
18:32
Telesport
back button

Edhe pse skuadra e Manchester City vuan për mbrojtës trajneri Pep Guardiola nuk e aktivizon portugezin Joao Cancelo (luan në krahun e djathtë), që erdhi këtë verë nga Juventusi.

Trajneri spanjoll e kërkonte me ngulm 25-vjeçarin, që këtë sezon ka qëndruar vetëm në stol. Në 5 javë të luajtura në Premier League, lojtari është aktivizuar vetëm 1 minutë.

Guardiola e ka hedhur në fushë në kohën shtesë ndaj Bournemouth. Duket sikur trajneri spanjoll nuk është ende i bindur nga aftësia e Cancelo, që pret të veshë një fanellë titullari.

Portugezi Joao Cancelo

Lajme të tjera

Lajmet e fundit