Guardiola e lë në pritje, nuk i rinovon kontratën të besuarit të tij

3 Dhjetor 2019
9:19
Telesport
back button

Trajneri Pep Guardiola i ka kërkuar drejtuesve të klubit që të mos diskutojnë ende rinovimin e kontratës së mesfushorit brazilian Fernandinho. Kontrata e 34-vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni (30 qershor 2020), por nuk dihet ende nëse Fernandinho do të qëndrojë me Manchester City apo jo.

Mesfushori është një nga njerëzit më të besuar të trajnerit spanjoll, që e konsideron të pashitshëm. Aq sa Fernandinho shpesh aktivizuar në mbrojtje kur ka qenë nevoja. Gjithsesi, e ardhmja e tij mbetet në dilemë. Lojtari luan që prej vitit 2013 me Manchester City (23 gola në 270 ndeshje).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit