Guardiola e pranon: “Ja çfarë ndiej kur shikoj Company”

18 Mars 2023
15:33
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Citizens, Pep Guardiola, në prag të ndeshjes së FA Cup mes Manchester City-t dhe Burnley-t, foli jo vetëm për temat e nxehta të ndeshjes, por edhe se si do të jetë përballja e tij me Vincent Kompany, trajner i formacionit rival si dhe ish-futbollisti i tij.

Pikërisht për sfidën speciale, katalanasi tha: “Vincent Kompany është një nga legjendat më të mëdha me të cilët kam punuar. Por unë jam pak i shqetësuar”, tha Guardiola.

“Sepse kur lojtari me të cilin ke punuar fillon karrierën e tij si trajner, atëherë e kupton se po plakesh”, kanë qenë deklaratat e bëra nga trajneri spanjoll.

Gjatë javës, ndër të tjera, Pep i kishte dhënë komplimente të rëndësishme trajnerit të ri: “Personalisht, jam shumë i lumtur me sukseset e tij te Burnley.

“Herët a vonë ai do të kthehet (tek City). Fati i tij si trajner i City-t është tashmë i shkruar në yje. Do të ndodhë. Nuk e di kur, por do të ndodhë. Është ndjenja ime. Ndoshta e kam gabim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit