“Guardiola? Është shumë i mirë”, Zhang: Por unë do të zgjidhja një tjetër

9 Qershor 2023
15:02
Denis Hakanaj
back button

Prag finaleje e Champions League për Inter-in që të shtunën në mbrëmje do të përballet në Stamboll kundër Manchester City-t. Emocione të mëdha për presidentin Zhang, i cili ka dhënë një intervistë të gjatë dhe interesante për Gazzetta dello Sport.

Numri një i zikaltërve ka folur për tema të ndryshme. E ka nisur nga gëzimi dhe mrekullia që e shikon ekipin e tij në një finale të Champions League:

“Të them të drejtën, vetëm e kisha ëndërruar. Mendoja, duke parë momentin e futbollit dhe diferencat mes disa kampionateve, se do të kishte qenë shumë e vështirë një arritje e tillë.

“Pavarësisht investimeve të mëdha të bëra nga Suning tek Inter, ndonjëherë duke shpenzuar edhe më shumë se disa skuadra angleze, për shkak të të ardhurave të ndryshme nga të drejtat televizive ekziston akoma një diferencë e madhe mes Premier dhe Serisë A”.

Zhang ka folur edhe për Pep Guardiola-n: “Është një trajner shumë i mirë i aftë të fitojë kudo që ka qenë, sigurisht do të ishte një kënaqësi të punonim me të, por unë preferoj të zgjedh trajnerë me eksperiencë në Serinë A”.

Në fund, presidenti i Inter-it ka zbuluar edhe ritualin e tij në prag të Champions-it: “Kam një, por vetëm në Champions: para çdo ndeshje shkoj në një dyqan të Moncler”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit