“Guardiola është zhgënjimi im më i madh nga bota e futbollit”

20 Qershor 2019
11:52
Alfred Lleshi
back button

Alfonso Pérez Muñoz shënoi gola kundër Real Madridit, Betis, Barça, Olympique Marseille dhe ekipit kombëtar spanjoll. Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Barcelonës ishte protagonist i episodit të 17-të të “The Iceberg”, me Rafa Sahuquillo. Me skuadrën kombëtare, Alfonso mori medaljen e artë olimpike në “Barcelona 1992”. Po ashtu, luajti dy Kampionate Europiane dhe një Kupë Bote. 

Goli i tij vendimtar ndaj ish-Jugosllavisë, i cili i dha Spanjës kalimin në çerekfinale të “Euro 2000”, ishte ndër më të duatrokiturit nga një vend i tërë. Në atë stadium, “Jan Breydel” në Bryzh, një nga lojtarët që festoi më së shumti ishte Pep Guardiola, i cili u përqafua plot entuziasëm me trajnerin e atëhershëm, José Antonio Camacho.

 

Vite më vonë, Alfonso është zhgënjyer nga kritikat e Pep për shtetin spanjoll: "Guardiola është një nga zhgënjimet e mëdha, që kam marrë në botën e futbollit. Kjo, për shkak të deklaratave politike të Pep. Ideologjia e tij nuk ka asnjë lidhje me timen. Ne kemi jetuar jo pak momente të vështira në ekipin kombëtar, kemi qenë të gjithë miq e shokë; kemi mbrojtur fanellën e kombëtares spanjolle. 

Papritmas, njerëz si Pep ndryshojnë rrugën e tyre, duke vepruar kundër Spanjës. Isha vërtet i tronditur kur kam dëgjuar Guardiolën që kërkonte pavarësinë e Katalonjës. Unë ndihem shumë krenar që jam spanjoll dhe kam mbrojtur fanellën e ekipit kombëtar. Kur shoh një bashkëlojtar,  shokun tim të armëve në kombëtare, duke pasur parasysh atë që kemi kaluar, jam tejet i zhgënjyer. Unë nuk e kontestoj Pep si person, futbollist apo trajner. Si lojtar ka qenë super profesional, por nuk pajtohem kurrsesi me të menduarit e tij në këtë drejtim".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit