Guardiola gjen mbrojtësin e munguar nga skuadra që ra nga Premier League

21 Korrik 2020
8:23
Telesport
back button

Manchester City ka nisur bisedimet për të sjellë në “Emirates Stadium” mbrojtësin 25-vjeçar holandez Nathan Ake, që luan në Premier League me Bournemouth. Për City nuk ka për të qenë e lehtë të marrë mbrojtësin, pasi janë të shumta skuadrat që duan Ake, një nga mbrojtësit më të mirë në Angli.

Mbrojtësi ka një kontratë deri në vitin 2022 me Bournemouth, por pasi ekipi ra nga kategoria ai do të largohet për të qëndruar në Premier. City ka kërkuar shumë mbrojtës qendre verën e kaluar pas largimit të Vincent Kompany, si Koulibaly, Maguire apo edhe vetë Ake, por pa sukses.

Na duhet një mbrojtës qendre i ri, i fortë dhe që e njeh kampionatin. Të gjitha skuadrat janë përforcuar në mbrojtje, ndaj është radha jonë të veprojmë”, tha Guardiola. Kostoja e transferimit të Ake mund të jetë rreth 30 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit