Guardiola heq dorë nga mbrojtësi argjentinas, e shet për 8 milionë £

10 Gusht 2020
13:46
Alfred Lleshi
back button

Manchester City është gati ta lejojë Nicolas Otamendi të largohet nga klubi për një tarifë prej vetëm 8 milion £, këtë verë, raporton “The Sun”. Blutë janë të etur për t’u ndarë nga mbrojtësi argjentinas, pasi firmosën me Nathan Ake nga Bournemouth, para disa ditëve. Napoli dhe Valencia janë dy klubet e interesuara për Otamendi, i cili ka luajtur 39 ndeshje me “qytetarët” në këtë sezon, që për skuadrën e Pep Guardiolës vijon ende në Ligën e Kampionëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit