Guardiola huazon Muric, ja ku do të përfundojë portieri i Kosovës

8 Korrik 2019
9:48
Alfred Lleshi
back button

Nottingham Forest pritet të nënshkruajë këtë javë me portierin e Manchester City, Arijanet Muric, sipas “Telegraph”. 20-vjeçari, që mbron edhe portën e kombëtares së Kosovës, ka tërhequr interes nga një numër klubesh europiane, por tani duket se do të shkojë për huazim te skuadra angleze e Championship, e cituar më sipër. 

Muric u afrua te “qytetarët” nga trajneri Pep Guardiola dhe luajti në “Carabao Cup”, sezonin e kaluar. Në total, referuar kësaj periudhe kohore, 20-vjeçari “dardan” grumbulloi pesë aktivizime në total. Duke ditur se Manchester City ka një portier tepër cilësor, si Ederson, apo veteranin Claudio Bravo, hapësira për “gardianin” e Kosovës te kampionët e Premier League duket maksimalisht e kufizuar. 

Për pasojë, vetë futbollisti dhe klubi kanë përqafuar një zgjidhje, huazimin. Aktivizimi i rregullt do ta mbajë në tonus dhe do ta rrisë më shumë 20-vjeçarin, i cili ka një fizik për t’u pasur zili. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit