Guardiola i bën lëmsh të gjithë: Po, Bernardo Silvën do ta shihni duke luajtur në Barcelonë

18 Gusht 2022
15:47
Alfred Lleshi
back button

Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, ishte shumë i vendosur këtë të enjte kur iu referua të ardhmes së lojtarit të tij Bernardo Silva. Mesfushori portugez shihet si “qershia mbi tortë” për trajnerin e Barcelonës, ​​Xavi Hernández, për të kompletuar skuadrën e tij.

Në bisedë me Juan Carlos Unzué përmes “Catalunya Ràdio”, ku foli për ndeshjen bamirëse për të mbledhur fonde kundër ELA-s, që do të përballë Manchester City dhe Barçën në “Camp Nou” më 24 gusht, Guardiola ngriu iluzionet e katalanasve në lidhje me portugezin:

“Të mërkurën do ta shihni Bernardo Silva të luajë në Barcelonë… Sigurisht! E sigurt është se ai do ta bëjë këtë me ne, me City”.

Gjatë intervistës së tij në “Catalunya Ràdio”, Guardiola shprehu dëshirën e tij për t’u kthyer në atë që e konsideron shtëpinë e tij, Barcelona, ​​ku triumfoi fillimisht si futbollist dhe më pas si trajner: “Është dhuratë të kthehem në ‘Camp Nou’ për të luajtur një ndeshje solidariteti në kuadrin e luftës kundër ELA-s”.

Në komentet e tij, Guardiola theksoi shembullin që Unzué ka dhënë për të gjithë, që kur u diagnostikua me sëmundjen në fjalë: “Jeta i ka dhënë një grusht, por çdo herë ngrihet. Me gjestet dhe veprimet e tij ndihmon shumë njerëz”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit