Guardiola i çmendur pas xhevahirit zikaltër, Interi thotë “jo”!

3 Prill 2020
13:00
back button

Pep Guardiola duket se është i çmendur pas Alessandro Bastonit dhe e kërkon me patjetër te Manchester City i tij për sezonin e ardhshëm.

Sidoqoftë, Inter nuk e çon nëpër mend që të shesë xhevahirin e ekipit. “Për mua Interi është shtëpia ime dhe të vesh këtë fanellë është një ëndërr”, u shpreh disa ditë më parë talenti i mbrojtjes.

Gjithashtu, “Tuttosport” shkruan se City ka shfaqur realisht interes për Bastonin, por Inter ka në plan të rinovojë me 20-vjeçarin dhe e sheh si të ardhmen e ekipit, kështu që Guardiola duhet të përqendrohet diku tjetër me sa duket.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit